Politike

Protesta/ Berisha: Një shofer merr 4 herë më shumë rrogë se pedagogu! Situata më rëndë se në diktaturë

Duke folur në takimin me kryetarët e degeve të PD në rrethe Berisha tha se një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit sot paguhet katër herë më shumë se një pedagog. 

19 Tetor 2022, 19:32 Nga F.M
Protesta/ Berisha: Një shofer merr 4 herë më shumë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se situata në vend është më e rëndë se në kohën e diktaturës. Për këtë kryedemokrati iu referua kërkesave të pedagogëve të cilët kërkojnë rritje page dhe financim për kërkimet shkencore.

Duke folur në takimin me kryetarët e PD-së në Tiranë Berisha tha se një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit sot paguhet katër herë më shumë se një pedagog. 

Sali Berisha: Kjo qeveri kalon nga një vjedhje në tjetrën. Duhet të fokusohemi tek protesta e pedagogëve. Ka shoferë, vetëm një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit merr 4-fishin e pagës së një lektori. Në Kosovë, pedagogët paguhen dy herë më shumë se në Shqipëri. Dhe çdo pedagog do të donte të ishte një shofer në FSHZH. Ka edhe ai halle, ka familje, ka njerëz, i leverdis të jetë shofer tek FSHZH-ja. Mora këtë aspekt, janë pedagogë të universitetit të Prishtinës që marrin dy herë më shumë se pedagogët e universitetit te Tiranës. Gjendja e kërkimit shkencor është çfarë t'ju them. ka qenë më mirë në kohën e diktaturës. Në diktaturë unë bëja projekt që e miratonte vetëm zëvendësdekani. Kishte shpenzime. Ky ua ndaloi për tetë vite me radhë udhëheqjen e diplomave dhe të doktoraturave. I ndaloi. Sot, çdo pedagog, për të publikuar një artikull duhet paguar, e vërteta është se për çdo artikull shkencor dhe jo shkencor, paguheshim. 

sali berisha

Sondazh

Poll