Aktualitet

Katër inspektorë të rinj i bashkohen trupës së ILD-së, Metani: Po punohet me ritëm të lartë

Gjatë takimit Metani nënvizoi rëndësinë që ka plotësimi i trupës së inspektorëve në kushtet kur numri i ankesave ndaj gjyqtarëve e prokurorëve është tejet i lartë në raport me kapacitetet e ILD-së.

19 Tetor 2022, 14:34 Nga e.k
Katër inspektorë të rinj i bashkohen trupës së
Artur Metani në takim me inspektorët e rinj

TIRANË- Katër inspektorë jomagjistratë i janë bashkuar sot trupës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Njofrimi është bërë me dije nga ILD ku janë ndarë dhe foto nga takim i kreut të këtij institucioni, Artur Metano me 4 inspektorët e rinj.

Gjatë takimit Metani nënvizoi rëndësinë që ka plotësimi i trupës së inspektorëve në kushtet kur numri i ankesave ndaj gjyqtarëve e prokurorëve është tejet i lartë në raport me kapacitetet e ILD-së.

“Sic dihet këtë vit kemi përcaktuar si priroritet uljen e fondit të dosjeve të trashëguara nga institucione të tjera, krahas trajtimit të ankesave që i janë drejtuar ILD-së në 2 vite e gjysëm aktivitet, si dhe inspektimet tematike, një dimension i rëndësishëm i punës së institucionit. Po punohet me ritëm të lartë dhe i jemi mirënjohës cdo qytetari për durimin, pasi në kushtet e një ngarkese të tillë, afatet e trajtimit të ankesave janë të lidhura me kapacitetet e institucionit", është shprehur ai.

Janë rreth 5 mijë ankesa të konfirmuara në ILD, të trashëguara dhe të ardhura direkt në institucion. Me inspektorët e rinj jomagjistratë, njësia e Inspektorëve numëron 12 Inspektorë magjistratë dhe jo magjistratë, nga 26 të tillë të parashikuar në organikë.

artur metani inspektoriati i larte i drejtesise

Sondazh

Poll