Bota

Berlusconi "shqetëson" Italinë: Putinin e kam shok, për ditëlindje më çoi vodka. Unë 'Lambrusco' dhe një letër

Kur e gjithë bota është në luftë me Rusinë, italiani ka bërë me dije se Vladimir Putinin e ka shok.

19 Tetor 2022, 10:22 Nga k.m.
Berlusconi "shqetëson" Italinë: Putinin e kam shok, për
Vladimir Putin dhe Silvio Berlusconi

ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka shkaktuar trazira me ato që thotë e shkruan kohët e fundit. Pasi kryeministrja e zgjedhur Giorgia Meloni e "fali" pasi shkruante për të se ishte arrogante, Berlusconi ka lëshuar perlën e radhës. Kur e gjithë bota është në luftë me Rusinë, italiani ka bërë me dije se Vladimir Putinin e ka shok.

"Ministrat rusë kanë thënë se ne jemi tashmë në luftë me ta, sepse ne po ofrojmë armë dhe financim për Ukrainën. Janë shumë, shumë, shumë të shqetësuar. Unë kam rivendosur marrëdhëniet me Presidentin Putin pak a shumë, në kuptimin që për ditëlindjen time më dërgoi njëzet shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël. Unë iu përgjigja me shishe Lambrusco (verë) dhe një letër po aq të ëmbël. U shpalla nga ai, një nga pesë miqtë e tij të vërtetë,"-tha Berlusconi.

Berlusconi "shqetëson" Italinë: Putinin e kam shok, për
Lambrusco

Ndërkohë që fjalët e tij kanë shkaktuar trazira në Itali dhe jo vetëm, duke qenë se vendi ka qenë shumë mbështetës ndaj Ukrainës në luftën e nisur. Tani me komentet e "kavalierit" nuk dihet se ç'qëndrim do të mbajë qeveria e re e Melonit./Ansa

lambrusco vladimir putin silvio berlusconi

Sondazh

Poll