Bota

FOTO/ Shiu shemb varrezat në Itali, dalin në shesh me dhjetëra arkivole në Napoli

Qytetarët, megjithatë, fajësojnë keqmenaxhimin e varrezave të qytetit për krijimin e rrënojave, në të cilat janë kthyer lapidarët e të dashurve të tyre.

19 Tetor 2022, 10:14 Nga I.A
FOTO/ Shiu shemb varrezat në Itali, dalin në shesh me dhjetëra
Varrezat

ITALI- Një varrezë është shembur plotësisht me dhjetëra arkivole të varura në Itali. Kjo ishte skena që napolitanët hasën pasditen e së hënës, kur një pjesë e ndërtesës që strehonte kamaret e varrimit në varrezat e tyre më të vjetra u shemb për shkak të shiut të dendur.

Por skena tashmë është e njohur për napolitanët. Në janar, diçka e ngjashme ka ndodhur në një pjesë tjetër të qytetit. Qytetarët, megjithatë, fajësojnë keqmenaxhimin e varrezave të qytetit për krijimin e rrënojave, në të cilat janë kthyer lapidarët e të dashurve të tyre.

Të paktën një duzinë arkivole u lanë të varur në ajër pasi një pjesë e një ndërtese mermeri u shemb në varrezat më të vjetra të Napolit. Prandaj, autoritetet kufizuan lëvizjen në varrezat e Poggioreale dhe filluan një hetim. Duke qenë se zona ishte e mbyllur për vizitorët pasditen e së hënës, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Këshilltari i Napolit, Vincenzo Santagada, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e varrezave, ishte afër në momentin e incidentit.

“Para se ndërtesa të shembej, pati një zhurmë të fortë, e ndjekur nga një re e trashë pluhuri”, tha ai. Njëkohësisht ai theksoi se administrata do të kujdeset për të gjitha formalitetet lidhur me dëmtimin dhe rivarrimin e arkivoleve të zbuluara. Të nesërmen, pra të martën, qytetarët e revoltuar dhe të tronditur u mblodhën para varrezave në protestë, duke fajësuar për dëmet menaxhmentin e varrezave, i cili nuk i mirëmban fare ato zona.

varrezat ne napoli

Sondazh

Poll