Bota

Nis takimi mes Vjosa Osmanit dhe Gabriel Escobar, më pas në konferencë për mediat

Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

19 Tetor 2022, 09:49 Nga I.A
Nis takimi mes Vjosa Osmanit dhe Gabriel Escobar, më pas në
Pamje nga takimi

KOSOVË- Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media. Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i ka plotësuar kriteret e licencimit. Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”.

vjosa osmani gabriel escobar albin kurti

Sondazh

Poll