Bota

Përdhunimi i 4-vjeçarit në Greqi, kampionia olimpike tregoi ngjarjen: Si nëna e tij mbulonte aktin

Protothema shkruan se gjatë një informimi mbi rastet e regjistruara në platformën e Rrjetit Evropian kundër dhunës dhe përfshihet në mesin e 200 dëshmive të tjera të abuzimit Bekatorou bëri publike dhe këtë rast. 

19 Tetor 2022, 09:06 Nga I.A
Përdhunimi i 4-vjeçarit në Greqi, kampionia olimpike
Dimitris Kravaritis

GREQI- Rasti i përdhumit të 4-vjeçarit nga futbollisti 28-vjeçar grek Dimitris Kravaritis është bërë publik nga kampionia olimpike Sofia Bekatorou. Protothema shkruan se gjatë një informimi mbi rastet e regjistruara në platformën e Rrjetit Evropian kundër dhunës dhe përfshihet në mesin e 200 dëshmive të tjera të abuzimit Bekatorou bëri publike dhe këtë rast. Megjithatë, hetimi i policisë për këtë rast konkret ka vijuar që nga fundi i vitit 2021.

“Djali i vogël rrinte në mëngjes në shtëpinë e tij, me një zonjë (dado) 52-vjeçare. Pothuajse në çdo dhomë, përveç tualetit, kishte kamera vëzhgimi. Papritur vumë re një ndryshim të papritur në sjellje, të cilin nuk mund ta kuptonim, duke pasur parasysh se fëmija është plotësisht i sigurt. Më në fund pas disa kohësh doli se kur dado mbetej vetëm me fëmijën, pa praninë e prindërve, vinte djali i saj, i cili ishte ushtar në një qytet fqinj dhe kryente veprime të turpshme ndaj 4-vjeçari. Më e keqja ishte se dado, nëna e autorit, i kapi, e mbuloi dhe e lejoi të kthehej në shtëpi herë pas here.

Dadoja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijës që ai të mos fliste. Më në fund ferri i djalit të vogël ndaloi kur ai u shpreh përmes pikturës dhe përshkroi gjithçka që ndodhte në shtëpi dhe përfshinte si dadon ashtu edhe djalin e saj. Pas vizatimit të parë, fëmija është ekzaminuar nga psikiatër me përvojë dhe ankesa është bërë pranë autoriteteve” tha ajo për rastin në fjalë.

sofia bekatorou dimitris kravaritis perdhunimi i 4-vjecarit ne greqi

Sondazh

Poll