Bota

Kurti "i merr" Ramës Ditmir Bushatin? Si qëndron e vërteta lidhur me postin në qeverinë e Kosovës

Kanë nisur aludimet se Albin Kurti do ta emërojë Bushatin këshilltar për politikë të jashtme dhe marrëdhënie me Shqipërinë. 

19 Tetor 2022, 10:12 Nga k.m.
Kurti "i merr" Ramës Ditmir Bushatin? Si qëndron e
Albin Kurti dhe Ditmir Bushati

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur dje në një takim, ish-ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Takimi, i cili erdhi nga "hiçi" ngjalli interesin e mediave në Shqipëri dhe në Kosovë, por vetëm këto të fundit duket se kanë mundur që të mësojnë më shumë detaje lidhur me takimin e zhvilluar. Mësohet se kanë folur për raportet Shqipëri-Kosovë, zhvillimet në rajon dhe luftën në Ukrainë, e ndaj kanë nisur aludimet se Kurti do ta emërojë Bushatin këshilltar për politikë të jashtme dhe marrëdhënie me Shqipërinë. 

Por burime për Dosja.al e kanë mohuar lajmin e publikuar nga mediat në Kosovë, duke theksuar se në fakt Bushati në fakt nuk ka asnjë aspirtatë për t'u përfshirë në politikën e Kosovës.

Bushati u largua nga posti i kryediplomatit në vitin 2018, ku u zëvendësua nga Gent Cakaj, por që kompetencat i kishte kryeministri Edi Rama për shkak të ngërçit të krijuar me përplasjen në Presidencë. Më pas, ai u propozua nga Rama si i dërguar special i OSBE gjatë vitit 2020 kur Shqipëria kishte kryesinë e OSBE, por s'pati rast të kryente ndonjë mision. Ndërsa aktualisht Bushati, së bashku me Servet Pëllumbin, Et’hem Rukën, Lindita Nikollën dhe Arbjan Maznikun, drejton Akademinë e Partisë Socialiste. 

albin kurti ditmir bushati

Sondazh

Poll