Bota

U rrëzua në ndërtesë pas shpërthimit, momenti kur civilët gjejnë të gjallë pilotin e Su-34

Luftëtari-bombardues u ngrit nga qyteti Yeisk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën mbrëma dhe u rrëzua pak çaste më vonë, duke derdhur karburant në ndërtesën e lartë dhe duke shkaktuar një zjarr të madh.

19 Tetor 2022, 09:18 Nga I.A
U rrëzua në ndërtesë pas shpërthimit, momenti kur
Piloti

UKRAINË- Në një video që po bën xhiron e internetit janë regjistruar momentet e fundit të bombarduesit rus Su-34  që u rrëzua mbrëmjen e së hënës para një pallati në qytetin Yeysk, në jug të Rusisë. Luftëtari-bombardues u ngrit nga qyteti Yeisk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën mbrëma dhe u rrëzua pak çaste më vonë, duke derdhur karburant në ndërtesën e lartë dhe duke shkaktuar një zjarr të madh. Gjithsej 15 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes.

Të dy pilotët arritën të dilnin të sigurt nga Su-34 përpara se të rrëzohej në tokë, duke kuptuar se një përplasje ishte e pashmangshme. Videoja e publikuar nga Daily Mail tregon momentin kur qytetarët i afrohen njërit prej dy pilotëve në tokë. "A ju qëlluan?" njëri prej tyre pyet, vetëm për të marrë një përgjigje negative nga piloti.

Ushtria ruse tha se motori i avionit mori flakë gjatë ngritjes për një fluturim stërvitor. Të tjerë, megjithatë, pretendojnë se Su-34 kishte për qëllim të sulmonte Ukrainën, gjë që do të shpjegonte municionet që ajo mbante që shpërthyen gjatë rrëzimit

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll