Aktualitet

Bie për disa minuta sistemi TIMS në Pikat Kufitare në vend! Policia: Bëmë mirëmbajtjen e sistemit

Dosja.al raportoi mbrëmjen e kaluar për bllokimin e sistemeve. Sot ka nisur puna manualisht në Pikat Kufitare.

19 Tetor 2022, 08:42 Nga a.b;f.g
Bie për disa minuta sistemi TIMS në Pikat Kufitare në vend!
Pika kufitare

TIRANË- Bie sërish sistemi TIMS në vend. Problemet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar në Pikën Kufitare të Kakavijës, aty ku për momentin po punohet manualisht me dokumentet. Edhe në pikën kufitare të Kapshticë ka ndërprerje të sistemit si dhe në atë të Qafë-Thanës e Tushemisht. Ky sistem ka rënë edhe në Durrës, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, aty ku po punohet manualisht.

Ndërkohë policia deklaroi mbrëmjen e djeshme se në të gjitha pikat kufitare sistemi ishte në rregull. I njëjti përforcim është bërë edhe sot përmes një sqarimi për mediat, ku Policia deklaron se sistemi TIMS punon dhe se mbrëmjen e djeshme nuk pati një sulm kibernetik por një procedurë për mirëmbajtjen e rrjetit. 

Rënia e TIMS ktheu frikën e një sulmi të mundshëm iranian. Më 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Por gjatë kësaj kohe, hakerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por asnjëherë nuk janë pranuar nga qeveria si sistemet zyrtare ku ruhen të dhënat e Policisë së Shtetit. /Dosja.al

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll