Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Tiranë, Policia: Tritoli u vendos në dyqanin kozmetik të një gruaje

Dosja.al raportoi e para mbrëmjen e djeshme për shpërthimin e fuqishëm që la të tronditur banorët e zonës. 

19 Tetor 2022, 07:59 Nga A.B
Shpërthimi me tritol në Tiranë, Policia: Tritoli u vendos në
Policia

TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas shpërthimit me tritol në një biznes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Forcat blu pranojnë se mbrëmjen e djeshme, në rrugën 'Sami Frashëri' është vendosur një lëndë shpërthyese në dyqanin e kozmetikës. Dosja.al raportoi e para mbrëmjen e djeshme për shpërthimin e fuqishëm që la të tronditur banorët e zonës. 

Sipas forcave blu, lënda plasëse është vendosur në biznesin në pronësi të gruas me inicialet E.P. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, pasi në atë moment, nuk ka pasur persona brenda saj. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën "Sami Frashëri", në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

tritol ne ish-bllok

Sondazh

Poll