Aktualitet

Flakët rrethojnë fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, zjarri rrezikon bizneset dhe banesat

24 Gusht 2019, 16:58 Nga DOSJA
Flakët rrethojnë fabrikën e çimentos në Fushë

FUSHË KRUJË- Një zjarr i madh ka rënë pranë fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke me shkurrë.

Dosja.al mëson se flakët janë rreth e qark fabrikës dhe se rrezikohen banesat e asaj zonë. Njëkohësisht në rrezik është edhe një biznes që ndodhet në fshatin Zallë.

Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po lufojnë me flakët. Mësohet se zjarri është i qëllimshëm dhe po hetohet për të arrestuar personat përgjegjës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë zjarr ne fushe kruje fushë-krujë zjarr ne fushe kruje

Sondazh

Poll