Politike

Berisha: Ramës do t'i bëjmë vettingun e sarajeve të Surrelit, nuk ka kryeministër që shpenzon 300 mijë euro për udhëtim

Referuar deklaratës së bërë më herët nga kryeministri Rama, i cili tha se pedagogëve do tu bëjë kontrollin e pasurive, Berisha tha se fillimisht ai duhet të japë llogari për 'sarajet' e tij.

18 Tetor 2022, 19:21 Nga F.M

 

Berisha: Ramës do t'i bëjmë vettingun e sarajeve të
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama do t'i bëhet vettingu i pasurive të tij. Në një takim që zhvilloi këtë pasdite me përfaqësues të arsimit, Berisha tha se duhet bërë gjithçka për shpëtimin e Arsimit të Lartë dhe shoqërisë shqiptare. Referuar deklaratës së bërë më herët nga kryeministri Rama, i cili tha se pedagogëve do tu bëjë kontrollin e pasurive, Berisha tha se fillimisht ai duhet të japë llogari për 'sarajet' e tij. 

"Ne së bashku, duhet të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Arsimit të Lartë dhe shoqërisë shqiptare. Ne jemi të bashkuar këtu, na bashkojnë mendimet, idealet tona. Duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gjithnjë e më shumë, sepse ky po ndjek një politikë absolutisht kundër elitës së kombit. Në vend që të adresojë politikat e mëdha me të cilat përballet, i kërcënon si në diktaturë, do ju bëjmë vettingun. Do i bëjmë ne vettingun e Surrelit atij. E mori detyrën e kryeministrit me saraje 570 metra pa asnjë faturë, me gënjeshtra. Do ja bëjmë vettingun, pas asnjë diskutim. E shoqja thotë se e ndërtuam me para të ‘Kurbanit’, vetë thotë me të emigracionit. 5 mijë metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët. Bën ky moral. Ka firmosur qindra milionë euro, absolutisht vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë ti lejojë vetes të blejë instilacion 4 mln euro në oborr se i pëlqen atij për të qetësuar xhepin dhe sytë. Nuk ka kryeministër të një vendi si ky që shëtit me avion në dispozicion, 150-300 mijë euro udhëtimi. Pra ky tani do të shesë dhe moral,"- tha Berisha. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll