Politike

Berisha: Do nisim protesta të fuqishme, bizneset e vogla janë 'viktima' të paradave të regjimit

Ai tha ndër të tjera se bizneset e vogla në Shqipëri janë përgjysmuar. 

18 Tetor 2022, 19:15 Nga F.M
Berisha: Do nisim protesta të fuqishme, bizneset e vogla janë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e protestave të fuqishme. Nga një takim që zhvilloi këtë pasdite, Berisha tha se nuk mund të pranojë një rrokullisje të madhe në sistemin arsimor. Ai tha ndër të tjera se bizneset e vogla në Shqipëri janë përgjysmuar. 

"Do të fillojmë protesta të fuqishme, nuk mund të pranojmë këtë rrokullisje të madhe. Janë përgjysmuar bizneset e vogla. Po pse? Sepse nuk është tregu, është antitregu. Ky rikualifikim që kanë bërë është antitreg. Në sheshin "Skënderbej" gjeni një shesh që është bërë me 2 milirdë euro, pa asnjë funksion tregu. Goditi tregun. në vend që sheshin dhe gjithçka t'ia përshtaste tregut, si në Korçë e Berat, ky u kthye në konceptim ku regjimi të ketë para e për sytë e tij. Viktimat janë bizneset,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll