Politike

Berisha: Rama 40 mijë herë injorant, po rrokullisemi drejt standardeve afrikane për shërbimin mjekësor

Berisha tha se Rama shet vetëm injorancë e mashtrime kur shprehet se vendi ynë nuk ka mungesë mjekësh.

18 Tetor 2022, 19:18 Nga F.M
Berisha: Rama 40 mijë herë injorant, po rrokullisemi drejt standardeve
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një injorant kryeministrin Edi Rama. Në një takim që zhvilloi këtë pasdite, Berisha tha se Rama shet vetëm injorancë e mashtrime kur shprehet se vendi ynë nuk ka mungesë mjekësh.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ky njeri dhe ata që e ndjekin, se si të abuzojnë me lirinë. Më rikujtohet çdo ditë thënia e Klemensoi i cili thotë se; liria është aftësia për të vetëdisiplinuar veten. Sepse mund ta përdorësh në drejtime siç e përdor ky. Nuk e ka dëgjuar njeri kurrë ndonjëherë, por tani duhet të marrim studentë dhe të mos çojmë në shkolla fëmijët shqiptarë, pasi nën këtë mesatare nuk duhet shkolluar, duke treguar se nuk ka një koncept elementar.
Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë shet injorancë dhe mashtrime. E dëgjoi sot tek thotë për mjekët; për fat të mirë nuk kemi mungesë mjekës dhe infermierësh, kemi akoma të tjerë që presin të punësohen, por Italia ka 40 mijë mungesë. Të shprehesh në këtë mënyrë duhet të jesh 40 mijë herë injorantë.
Italia është vendi i dytë në botë për numrin e mjekëve. Ka 4 mjekë për 1 mijë banorë, para saj është veç Gjermania me 5.4 mjekë për 1 mijë banorë. Ky njeri që ka të dhëna që brenda 2 vitesh kanë ikur 1100 mjekë dhe që sot jemi 1 mjek për 1100 banorë. Kina ka 2 mjek për 1 mijë banorë, ndërsa ne po rrokullisemi drejt standardeve afrikane, dhe ky ka mburrje dhe thotë nuk jemi si Italia.
Gjen zgjidhje, të mos u japim diplomën. A kuptohet se çfarë koncepti është ky. U ndala në këto elementë thjeshtë për të theksuar se në ç’gjendje të rrezikshme është sot arsimi i lartë, shoqëria shqiptare.

sali berisha

Sondazh

Poll