Politike

Takimi me Palokën, Bardhi: Nuk dua të ndaj detaje. Njëanëshmëria minon procesin e bashkimit

Bardhi tha se njëanëshmëria është ajo që e minon procesin e dialogut dhe bashkimit. Ai shtoi se duhet gjetur një kandidat fitues teksa tha se takimi i sotëm ishte informal mes dy kolegëve prandaj dhe u zhvillua në një kafe dhe jo në selinë Blu.

18 Tetor 2022, 18:40 Nga k.m e.k

Takimi me Palokën, Bardhi: Nuk dua të ndaj detaje.

TIRANË- Deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk dha shumë detaje nga takimi i tij me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ai foli jashtë Kryesisë së Kuvendit pas takimit që Enkelejd Alibeaj zhvilloi me mbështetësit e tij.

Bardhi tha se njëanëshmëria është ajo që e minon procesin e dialogut dhe bashkimit. Ai shtoi se duhet gjetur një kandidat fitues teksa tha se takimi i sotëm ishte informal mes dy kolegëve prandaj dhe u zhvillua në një kafe dhe jo në selinë Blu.

Gazment Bardhi: Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë bashkëpunimi. Asnjë prej të dyve nuk ka pasur qëndrim për asnjë çështje të caktuar. Kemi shkëmbyer thjeshtë mendime. Njëanëshmëria nuk e ndihmon procesin. Çdo rrugë që synon imponimin nuk do të ishte zgjidhje për hallin e përbashkët sesi do mundim Ramën në zgjedhjet e primareve. E kam thënë edhe herën e parë, nuk kam ndërmend që të bëj diskutime para kamerave, sot kam shkëmbyer disa mendime. Kemi diskutuar disa rrugë. Kur flas për njëanëshmëri flas për qëndrime të ngurta. Atëherë bashkëpunimi minohet. Për çfarë qëndrojnë të ngurtë? Ajo që unë po them është shumë e qartë për anëtarët e PD dhe të gjithë ata që duhet të sjellin ndryshimin. Duhet një moment ndryshimi për të gjetur një kandidatat të përbashkët fitues. U takuam në kafe sepse takimin e kishim informal. Më vjen shumë keq se për ju ishte e lodhshme, por ishte takim informal për dy kolegëve.

gazment bardhi bashkimi i pd

Sondazh

Poll