Politike

Alibeaj: Mund t'ju them një gjë me bindje, nevoja dhe interesi është që të dalim me një kandidat fitues

Duke folur për mediat jashtë selisë së Kuvendit ku dhe zhvilloi një takim me deputetët që e mbështesin ai u shpreh se synimi është dalja me kandidat të përbashkët ndërsa për detajet nga takimi nuk dha koment pasi tha se do fliste vetë zoti Bardhi.

18 Tetor 2022, 18:35 Nga k.m e.k
Alibeaj: Mund t'ju them një gjë me bindje, nevoja dhe interesi
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nevoja është që PD të dalë me një kandidat fitues në zgjedhje.

Duke folur për mediat jashtë selisë së Kuvendit ku dhe zhvilloi një takim me deputetët që e mbështesin ai u shpreh se synimi është dalja me kandidat të përbashkët ndërsa për detajet nga takimi nuk dha koment pasi tha se do fliste vetë zoti Bardhi.

Enkelejd Alibeaj: Paloka është takuar me Bardhin kanë patur një takim që vetë Bardhi do ua thotë, siç e thatë javën e kaluar se ishin të gatshëm në çdo moment për të diskutuar, tani ndodhi vetëm një informim me të gjithë anëtarët e grupit. Mund t'ju them një gjë me bindje, nevoja dhe intersi është që të dalim me një kandidat fitues. është nevoja për t'i dhënë edhe më shpejt qeverisjes së Ramës. Ky është synimi ynë.

enkelejd alibeaj bashkimi i pd

Sondazh

Poll