Politike

Kurti takohet me Ditmir Bushatin në Prishtinë! Diskutojnë për zhvillimet politike në rajon

Takimi u zhvillua në zyrën e kryeministrit. Mësohet se Kurti dhe Bushati kanë folur për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillimet politike në rajon dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

18 Tetor 2022, 18:06 Nga e.k
Kurti takohet me Ditmir Bushatin në Prishtinë! Diskutojnë
Ditmir Bushati dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar sot me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Kjo bëhet e ditur nga zyra e shtypit e kreyeministrit të Kosovës, e cila ka ndarë fotot dhe detajet nga takimi mes tyre.

Takimi u zhvillua në zyrën e kryeministrit. Mësohet se Kurti dhe Bushati kanë folur për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillimet politike në rajon dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim mikun e tij, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në takimin që u zhvillua në Zyren e Kryeministrit, Kryeministri Kurti dhe z.Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë. U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

albin kurti ditmir bushati

Sondazh

Poll