Politike

Kim takon ambasadoren e BE: Mbështesim fuqishëm Reformën në Drejtësi

Kim e konsideron si të mirë diskutimin me Hohmann, teksa shton se në fokus të bisedës së tij ka qenë progresi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

18 Tetor 2022, 17:48 Nga F.M
Kim takon ambasadoren e BE: Mbështesim fuqishëm Reformën në
Christiane Hohmann dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me homologen e Bashkimit Europian Christiane Hohmann. Në një postim në rrjetet sociale, Kim e konsideron si të mirë diskutimin me Hohmann, teksa shton se në fokus të bisedës së tij ka qenë progresi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Diskutim i mirë sot me ambasdoren e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann, pas raportit të parë për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian që nga hapja e negociatave në korrik. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke përfshirë Reformën në Drejtësi,”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në postim.

christiane hohmann yuri kim

Sondazh

Poll