Politike

Rama nga Përmeti: Nuk jemi jashtë zonës së luftës, me vetëm një bombë zhduket 45 milionë njerëz

Në fjalën e tij, ku u prezantuan puna e bashkisë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk është në zonën e nxehtë të luftës, por nuk është as jashtë zonës, pasi siç u shpreh ai është prekur nga rritja e çmimeve.

18 Tetor 2022, 17:41 Nga F.M
Rama nga Përmeti: Nuk jemi jashtë zonës së luftës, me
Edi Rama

PËRMET- Kryeministri, Edi Rama duke folur nga Përmeti u ndal dhe tek lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në ekonominë globale. Në fjalën e tij, ku u prezantua puna e bashkisë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk është në zonën e nxehtë të luftës, por nuk është as jashtë zonës, pasi siç u shpreh ai është prekur nga rritja e çmimeve.

Rama tha se vendi ynë nuk i shmanget dot luftës dhe inflacionin por që sipas tij mund të shmangim pasojat që vijnë prej kësaj. Ndër të tjera ai tha se mjafton një bombë bërthamore që të vriten deri në 45 milion njerëz.

Edi Rama: Sot situata nuk është rozë, por padiskutim si në çdo gjë tjetër në këtë moment, po ta krahasojmë me nga u nis puna, është si dita me natën. Po ta krahasojmë me çfarë duhet të bëjmë akoma, jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë. Ne dimë se ku po ecim dhe e dimë se ku duhet të shkojmë. Ajo për të cilën dua të flas nuk është thjesht Përmeti, por një kontekst më i gjerë. Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz. E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë. Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eleminojmë inflacionin e luftës. Por nga ana tjetër ajo që ne nuk mund të shmangim është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundim këtë barë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe përditë. Sot ende në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël. Por ai konsum që vazhdon për gjithë nevojat e jetës së përditshme kushton shumë herë më tepër se çfarë familjet dhe bizneset paguajnë. Atë e mbulojmë ne, buxheti i shtetit.

edi rama

Sondazh

Poll