Bota

Kompanitë e energjisë shtuan fitimet nga shtrenjtimi i çmimeve, Austria i vendos 'taksën e luksit'

Në këtë mënyrë, Austria do t’i bashkohet shumë shteteve evropiane të cilat duke aplikuar taksën e papritur ndaj atyre kompani, të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më parë, jo prej investimeve të tyre, por thjesht sepse çmimi i energjisë në tregje është shtrenjtuar.

18 Tetor 2022, 18:14 Nga e.k
Kompanitë e energjisë shtuan fitimet nga shtrenjtimi i çmimeve,
Werner Kogler

AUSTRI- Austria po shqyrton një taksë të papritur pas fitimeve të mëdha që kanë arritur kompanitë e energjisë. Këtë e bëri të ditur të shtunën e 15 tetorit, zëvendëskancelari Werner Kogler.

Politikani i Partisë së Gjelbër tha se dëshiron të vendosë deri në fillim të vitit të ardhshëm mbi mënyrën se si do të zbatohet taksa. Taksa mund të zbatohet gjithashtu në mënyrë retrospektive në vitin 2022, i tha ai mediave, shkruan Reuters.

“Diçka do të ndodhë. Unë guxoj ta njoftoj këtë tani” tha ai.

Në këtë mënyrë, Austria do t’i bashkohet shumë shteteve evropiane të cilat duke aplikuar taksën e papritur ndaj atyre kompani, të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më parë, jo prej investimeve të tyre, por thjesht sepse çmimi i energjisë në tregje është shtrenjtuar.

austri werner kogler

Sondazh

Poll