Bota

La Repubblica zbulon: Macron i propozoi Draghit të bëhej Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Gjatë "takimit privat" dy-orësh të Mario Draghit me presidentin francez në Paris, thuhet se u diskutua zhvillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Samiti i ditëve të ardhshme dhe zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në BE.

18 Tetor 2022, 16:35 Nga k.m.
La Repubblica zbulon: Macron i propozoi Draghit të bëhej Sekretar i
Emmanuel Macron dhe Mario Draghi

ITALI- Diçka tjetër përveç nostalgjisë duket se presidenti francez Emmanuel Macron kishte një temë tjetër diskutimi me kryeministrin në detyrë të Italisë, Mario Draghi, para se "super Mario" i skenës ekonomike dhe politike evropiane t'i dorëzojë stafetën, Giorgia Meloni.

Raportet e gazetës La Repubblica e bëjnë ish-bankierin evropian të kërkuar për një rol të ri dhe… emocionues. Gjatë "takimit privat" dy-orësh të Mario Draghit me presidentin francez në Paris, thuhet se u diskutua zhvillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Samiti i ditëve të ardhshme dhe zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në BE. Po ashtu, Macron "hodhi" në tryezë idenë që Mario Draghi të pasonte Jens Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, qershorin e ardhshëm.

Duke pasur parasysh respektin e madh të ndërsjellë, por edhe njohjen e thellë të Mario Draghit për sfidat dhe perspektivat e Mesdheut Lindor, një qëndrim i mundshëm i ish-bankierit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, do t'i shtonte një tjetër dinamikë dhe prestigj rolit. Presidenti francez, në fund të fundit, asnjëherë nuk e ka fshehur nivelin e lartë të bashkëpunimit me Mario Draghin, për të cilin është shprehur shumë herë publikisht, së fundmi në Samitin e Pragës javën e kaluar, se është ideal në marrëdhëniet ndërkombëtare.

emmanuel macron mario draghi

Sondazh

Poll