Bota

'Stafi Biden' përgatitet për pandeminë e ardhshme. Ky është plani i Shtëpisë së Bardhë

Kongresi kërkoi të miratojë 88 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për t'u përgatitur për pandeminë e radhës.

18 Tetor 2022, 17:07 Nga k.m.
'Stafi Biden' përgatitet për pandeminë e ardhshme. Ky
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka përgatitur një plan për t'u marrë me kërcënimet biologjike dhe për t'i bërë ballë pandemisë së ardhshme pasi Covid-19 mori jetën e më shumë se 1 milion njerëzve në Shtetet e Bashkuara. Biden nënshkroi tre dokumente të mbrojtjes që synojnë përcaktimin e strategjisë dhe zbatimin e një plani që do të zbatohet herën tjetër që një virus të përhapet gjerësisht në SHBA.

Strategjia Kombëtare e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, thotë se SHBA duhet të trajtojë dhe kërcënimet e paraqitura nga organizatat terroriste ose kundërshtarët që kërkojnë të përdorin armë biologjike. Një memorandum i nënshkruar nga Biden krijon një "strukturë koordinuese për mbrojtjen biologjike" midis agjencive qeveritare, nën mbikëqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë për detyrë të monitorojnë kërcënimet dhe të sigurojnë që SHBA-ja "po i përshtatet vazhdimisht një skenari të ngjashëm duke zhvilluar stërvitje vjetore. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë, duke përshkruar planin e ri.

Kongresit i kërkohet gjithashtu të miratojë 88 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për gatishmërinë ndaj pandemisë dhe mbrojtjen biologjike. Plani synon gjithashtu të rekrutojë, trajnojë dhe mbajë një forcë punëtore të fortë dhe të përhershme të kujdesit shëndetësor në të 50 shtetet për t'iu përgjigjur kërcënimeve biologjike. Kjo kërkesë mbetet pezull në Kongres.

joe biden shba

Sondazh

Poll