Bota

U akuzua për lidhje me shërbimet ruse, Gjermania shkarkon nga detyra shefin e sigurisë kibernetike në vend

Arne Schönbohm, presidenti i Zyrës Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit, u shkarkua nga detyrat e tij të martën, raportoi Der Spiegel.

18 Tetor 2022, 16:23 Nga e.k
U akuzua për lidhje me shërbimet ruse, Gjermania shkarkon nga detyra
Arne Schönbohm

GJERMANI- Ministrja e Brendshëm e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka shkarkuar shefin e Sigurisë Kibernetike të vendit, Arne Schönbohm pas akuzave se ai kishte ‘bërë një sy qorr’ ndaj një firme që kishte lidhje me disa rrethe të sigurisë ruse.

Arne Schönbohm, presidenti i Zyrës Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit, u shkarkua nga detyrat e tij të martën, raportoi Der Spiegel.

Zëdhënësi i ministres së Brendshme Nancy Faeser konfirmoi se Schönbohm do të largohet nga zyra e tij, pasi “besimi i nevojshëm publik në neutralitetin dhe paanshmërinë e udhëheqjes së tij si president i agjencisë më të rëndësishme gjermane të sigurisë kibernetike është dëmtuar”.

Schönbom, i cili që nga viti 2016 ka qenë në krye të agjencive që mbikëqyrin sigurinë kibernetike dhe atë të komunikimit të qeverisë, është vënë nën vëzhgim pasi lidhjet e tij me një kompani ruse në një punë të mëparshme u theksuan gjatë një shfaqjeje në një televizion gjerman.

annalena baerbock arne schönbohm

Sondazh

Poll