Bota

"Liri, liri, liri", thirrjet e protestuesve në Teheran kthehen në himn kombëtar

Ndërkohë që të shumta janë pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga protestat e studentëve në Teheran por edhe të grave kundër regjimit në vend. Protestuesit kanë përdorur disa slogane të cilat janë kthyer edhe në këngë të bëra virale, ku një prej tyre është "Liri, liri,liri"

18 Tetor 2022, 17:18 Nga d.a.
"Liri, liri, liri", thirrjet e protestuesve në Teheran kthehen
Protesta ne Irani

IRAN- Kryengritja mbarëkombëtare në Iran po hyn në muajin e dytë të hënën, duke shënuar ditën e 32-të të këtyre protestave të vazhdueshme kundër regjimit.

Ndërkohë që të shumta janë pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga protestat e studentëve në Teheran por edhe të grave kundër regjimit në vend. Protestuesit kanë përdorur disa slogane të cilat janë kthyer edhe në këngë të bëra virale, ku një prej tyre është "Liri, liri,liri"

Në Bushehr, studentët e Universitetit Khalij-e Fars mbajtën një tubim proteste dhe brohoritën “Vdekje shtypësit! Qoftë Shahu apo [Khamenei]!” duke reflektuar refuzimin e popullit iranian të diktaturës së mullahëve dhe të Shahut. Në Shahrekord, studentët në Universitetin Islamik Azad brohoritën, “Liri! Liri! Liri!” një slogan që po bëhet gjithnjë e më popullor në të gjithë Iranin. Në Najafabad të Isfahanit, studentët e Universitetit Islamik Azad brohoritën "Mullahët duhet të humbasin!" Dhe Teherani, studentët e Universitetit të Teheranit dhe Universitetit Islamik Azad mbajtën mitingje proteste dhe bënë thirrje për unitet dhe grevë.

Protestat në Iran deri më sot janë zgjeruar në 193 qytete. Mbi 400 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 20,000 janë arrestuar nga forcat e regjimit, sipas burimeve të Organizatës së Muxhahedinëve Popullor të Iranit ( PMOI/MEK ) opozitare iraniane. Emrat e 224 protestuesve të vrarë janë publikuar nga PMOI/MEK.

protesta ne iran mahsa amini

Sondazh

Poll