Bota

Nuk i dha çelësat e ndërtesës, 24-vjeçarja vrau Lolën në shenjë hakmarrje ndaj nënës së saj

Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cila ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t'u hakmarrë ndaj nënës së vajzës, me të cilën ajo kishte patur një debat.

18 Tetor 2022, 16:10 Nga d.a.
Nuk i dha çelësat e ndërtesës, 24-vjeçarja vrau
Lola Davier

FRANCË- Autoritetet franceze po hetojnë një teori se 24-vjeçarja Dabia B, emigrantja algjeriane në Francë, e cila është arrestuar dhe akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e 12- vjeçares Lola Davier në Paris, ka qenë e motivuar nga hakmarrja.

Sipas Daily Mail, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cila ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t'u hakmarrë ndaj nënës së vajzës, me të cilën ajo kishte patur një debat.

Kjo ka ndodhur disa kohë më parë ku mësohet se nëna e Lolës, e cila ishte kujdetare e godinës ku jetonin, thuhet se nuk e ka lejuar 24-vjeçaren që të hyjë në pallat ku banonte dhe motra e saj. Në fakt, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila përballet me “probleme ekstreme psikologjike”, mund të ketë ngatërruar 12-vjeçaren Lola Davie me nënën e saj, Delphine.

Delphine Davier, e cila me bashkëshortin e saj menaxhon ndërtesa të ndryshme në vend, kishte refuzuar t’i jepte 24-vjeçares kartën që do t’i garantonte aksesin në ambientet e përbashkëta. Një provë që “lidh” me teorinë e motivit të hakmarrjes janë numrat 1 dhe 0 të gjetur të shkruar në trupin e vajzës.

Dabia B, një 24-vjeçare nga Algjeria e cila jeton në Francë që nga viti 2016 është akuzuar për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davier të premten e kaluar. Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje, e arrestuara ka bërë pretendime të ndryshme, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

Gjashtë persona, përfshirë motrën më të madhe të Dhabias, Frieda B., u arrestuan në lidhje me rastin. Mes të arrestuarve është edhe një 43-vjeçar, i cili akuzohet se e ka mbështetur, pasi pas krimit ka marrë me makinë 24-vjeçaren. Për momentin, katër nga të arrestuarit janë liruar, me përjashtim të 24-vjeçares dhe 43-vjeçarit, pasi autoritetet tashmë besojnë se e reja algjeriane ka vepruar e vetme.

lola davie gjendet e vdekur 12-vjecarja ne france delphine davie dabia b

Sondazh

Poll