Aktualitet

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë (EMRI)

I riu me inicialet S.P, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Princ Vidi", duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë.

17 Tetor 2022, 13:01 Nga A.B
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Policia

TIRANË- Sokol Ponari është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 34-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Princ Vidi", duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Ai do të hetohet për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 5", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Tiranë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Procedohen penalisht edhe 5 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 5”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 34 vjeç, banues në Tiranë. 34-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Princ Vidi", duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 5 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

emigrante te paligjshem tirane sokol ponari

Sondazh

Poll