Aktualitet

Aksident me vdekje te “Unaza e re”, automjeti përplas këmbësorin

23 Gusht 2019, 19:36 Nga DOSJA
Aksident me vdekje te “Unaza e re”, automjeti përplas

TIRANË– Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një askidenti automobilistik. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Unaza e re” në kryeqytet. 

Bëhet me dije se një automjet tip “Audi Q7″, qw drejtohej nga njw 32-vjeçar me inicialet E.S,  ka përplasur një këmbësor te vendi i quajtur si rreth rrotullimi i Rolandit”. 

55-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes dhe ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ka mbërriutr ambulanca por ka qenë e kotë, pasi fatkeqësisht 55-vjeçari kishte ndërruar jetë. 

Shoferi i automjetit është shoqëruar nga policia dhe po kryen procedurat e mëtejshme. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne astir aksident ne tirane vdes 60-vjeçari aksident ne astir aksident ne tirane vdes 60-vjeçari

Sondazh

Poll