Aktualitet

Situatë dramatike në malin e Shëngjinit, rindizet zjarri, flakët pushtojnë vendin (Video)

23 Gusht 2019, 19:14 Nga DOSJA
Situatë dramatike në malin e Shëngjinit, rindizet zjarri,

LEZHË– Është aktivizuar sërish zjarri në Shëngjin. Dosja.al ka siguruar video nga momenti i riaktivizimit të zjarrit në këtë zonë që ishte gjatë gjithë ditës në flakë.

I gjithë Shëngjini është rrethuar nga flakët. Terreni malor e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve që kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë bëhet me dije se në malin e Shëngjinit ka mbërritur edhe ushtria.

Në ndihmë për të shuar flakët e zjarrit kanë ardhur edhe zjarrfikëset nga Tirana, Shkodra dhe Mirdita.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe mali i shengjinit zjarri ne shengjin lezhe mali i shengjinit zjarri ne shengjin

Sondazh

Poll