Aktualitet

Bie zjarr në një banesë në Pogradec, detajet e para

Policia e Shtetit ka njoftuar se bëhet fjalë për një magazinë të vogël në pronësi të një personi me iniciale P.S., 15 metër larg një banese në qendër të fshatit Vërdovë.

16 Tetor 2022, 22:39 Nga k.m.
Bie zjarr në një banesë në Pogradec, detajet e para
Foto ilustruese

POGRADEC- Një zjarr ka rënë gjatë darkës në një magazinë në Pogradec duke e shkrumbuar plotesisht atë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur, Policia e Shtetit ka njoftuar se bëhet fjalë për një magazinë të vogël në pronësi të një personi me iniciale P.S., 15 metër larg një banese në qendër të fshatit Vërdovë. Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2022, rreth orës 22:10, në fshatin Vërdovë, ka rënë zjarr tek banesa në pronësi të shtetasit P. S. Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

pogradec policia e shtetit

Sondazh

Poll