Aktualitet

VIDEO/ “Ederlezi”, Piranjat sjellin festën e veçantë të komunitetit rom në Shqipëri

Këngët, pjekja e mishit por edhe “vjedhja” e grurit e bëjnë interesante këtë festë, ku ata që e festojnë kërkojnë që viti i ardhshëm të jetë edhe me më shumë bereqet se ai që po lihet pas.

16 Tetor 2022, 21:45 Nga k.m.
VIDEO/ “Ederlezi”, Piranjat sjellin festën e
Pamje nga festa e Ederlezit

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, këtë të diel na kanë sjellë një festë shumë të veçantë atë të “Ederlezit” ose “Shëngjergjit”. Një festë e veçantë me tradita pagane e cila festohet çdo 6 maj nga ana e komunitetit rom.

Këngët, pjekja e mishit por edhe “vjedhja” e grurit e bëjnë interesante këtë festë, ku ata që e festojnë kërkojnë që viti i ardhshëm të jetë edhe me më shumë bereqet se ai që po lihet pas.

Për komunitetit rom në Shqipëri kjo është festa më e rëndësishme e vitit, pasi nga ajo do të varet edhe viti pasardhës.

Prandaj ekipi i “Piranjave” ka zgjedhur të kalojnë një ditë-natë me anëtarët e këtij komuniteti për të sjellë këtë festë aq të bukur dhe të veçantë, që pakkush e njeh në Shqipëri./ABC

festa e ederlezit

Sondazh

Poll