Aktualitet

Kanceri i gjirit, rriten rastet! Mjekët: Munguan kontrollet gjatë pandemisë

Por atëherë kur vdekjet e parakohshme për shkak të kësaj sëmundje patën shënuar rënie për disa vite, pandemia e COVID-19 prishi të gjithë ekuilibrat si në diagnostikim të hershëm dhe në vazhdimësinë  e trajtimeve.

16 Tetor 2022, 20:49 Nga k.m.
Kanceri i gjirit, rriten rastet! Mjekët: Munguan kontrollet gjatë
Foto ilustruese

225 gra kanë humbur jetën për shkak të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021.

Ka pasur raste edhe në moshë shumë të re. Por atëherë kur vdekjet e parakohshme për shkak të kësaj sëmundje patën shënuar rënie për disa vite, pandemia e COVID-19 prishi të gjithë ekuilibrat si në diagnostikim të hershëm dhe në vazhdimësinë  e trajtimeve.

“Duhen analizuar me kujdes vitet  e pandemisë pasi kemi një rritje të lehtë”– tha  Alban Ylli, Instituti i shëndetit publik.

Nuk janë të rralla rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në fashën 20-30 vjeçare por ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për tu kontrolluar ndërkohe që mosha e mesatare e kancerit të gjirit sipas tyre ka një prirje për tu rritur për shkak të plakjes së popullatës.

“Mosha mesatare është 57- 58 vjeç”- shtoi mjeku Ylli.

Muaji tetor konsiderohet muaji i fjongos rozë ku një pjesë e grave rendin për  të bërë kontrolle, por eskpertët e shëndetit bëjnë thirrje që kontrollet të bëhen gjatë gjithë vitit e jo vetëm në tetor.

kanceri i gjirit

Sondazh

Poll