Aktualitet

Deti me Greqinë/ Meçollari: 1.5 mln € përfunduan në kosh, në Hagë duhet shkuar me kushte

Artur Meçollari si një njohës i mirë i debatit mbi Kufirin Detar, pasi në vitin 2018 ishte anëtar i grupit negociator që u ul në tryezën e diskutimeve përballë grekëve, ka shprehur rezerva për mënyrën sesi qeveria shqiptare dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po e trajtojnë këtë çështje, e cila është lënë pezull prej 2 viesh.

16 Tetor 2022, 21:56 Nga k.m.
Deti me Greqinë/ Meçollari: 1.5 mln € përfunduan në
Artur Meçollari

TIRANË- Çështja e detit me Greqinë ende nuk është zgjidhur. Lidhur me çështjen ka reaguar me anë të një postimi në Facebook edhe ish-Komandanti i Forcave të Armatosura Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari. Meçollari si një njohës i mirë i debatit mbi Kufirin Detar, pasi në vitin 2018 ishte anëtar i grupit negociator që u ul në tryezën e diskutimeve përballë grekëve, ka shprehur rezerva për mënyrën sesi qeveria shqiptare dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po e trajtojnë këtë çështje, e cila është lënë pezull prej 2 viesh.

Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, ai nënvizon se MEPJ harxhoi 1.5 milionë euro për konsulencë nga një kompani Britanike, e cila i paraqiti të njëjtat konstatime si ekspertët shqiptarë, për mënyrën sesi Shqipëria duhet të pranojë që të shkojë në Hagë. Përfundimi është që vendi ynë kurrsesi nuk duhet të pranojë një gjykim pa kushte të çështjes së Detit në Hagë, pasi në këtë mënyrë do të humbiste një sipërfaqe të konsiderueshme të detit. Por duket se për momentin çështja është lënë në "pauzë" nga qeveria, për një kohë që ende nuk dihet. 

POSTIMI I MEÇOLLARIT:

Nuk mund të ketë gjykim pa kushte të detit në Hagë. Dy vjet mbas dakordësisë midis KM Rama dhe KM Micotaqis të Greqisë për të shkuar në Hagë për detin midis dy vendeve, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Dakordësia për të shkuar në Hagë u zyrtarizua gjatë vizitës se MPJ të Greqisë Dendias ne Tiranë, në shtator 2020.

Në maj 2022 MEPJ të Shqipërisë Xhaçka deklaroi se duhet konsensus për në Hagë, kurse MPJ të Greqisë Dendias deklaroi se me të hyrë në zyrë Presidenti i ri Republikës palët do fillojnë procedurat për të shkuar në Hagë.

Së fundmi, Kryeministri Rama mbas një takimi me Kryeministrin Grek Miçotaqis deklaroi se nuk ka konsensus për në Hagë. Pra, nuk mund të filloj procedura për arritjen e marrëveshjes speciale, edhe pse tashme Presidenti Begaj ka pothuajse tre muaj në zyrë.

Çështja e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare, mbetet një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Në Parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve.

artur meçollari ceshtja e detit me greqine ne hage

Sondazh

Poll