Aktualitet

Rindërtohet fytyra e një adoleshenteje që ka jetuar mbi 30 mijë vjet më parë

Në atë kohë u tha se eshtrat datonin 29 mijë vjet më parë para Krishtit, dhe i përkisnin një burri që kishte jetuar në epokën e Paleolitit. Por tani u zbulua se kemi të bëjmë me një adoleshente, 17 vjeçe. 

16 Tetor 2022, 20:31 Nga k.m.
Rindërtohet fytyra e një adoleshenteje që ka jetuar mbi 30
Adoleshentja

ÇEKI- Personi që po shihni në foton e mësipërme mendohet se ka ecur mbi tokë mbi 30 mijë vite më parë. Në vitin 1881 një ekip arkeologësh gjeti një skelet human në një shpellë në fshatin Mladeč, në Republikën Çeke. Në atë kohë u tha se eshtrat datonin 29 mijë vjet më parë para Krishtit, dhe i përkisnin një burri që kishte jetuar në epokën e Paleolitit. Por tani u zbulua se kemi të bëjmë me një adoleshente, 17 vjeçe. 

Rindërtohet fytyra e një adoleshenteje që ka jetuar mbi 30

Duke u nisur nga informacioni i mbledhur gjatë gërmimeve të para të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe nga rindërtimet e fytyrës të kryera në vitet ’30 të shekullit të njëzetë nga studiuesit, një grup studiuesish kanë krijuar një kopje digjitale të asaj se si supozohej të ishte fytyra e vajzës, duke i publikuar rezultatet në një libër online të të titulluar “The Forensic Facial Approach to the Skull Mladeč 1”.

Rindërtohet fytyra e një adoleshenteje që ka jetuar mbi 30

Për të rindërtuar të gjithë kafkën u përdorën të dhënat e marra nga skanimet CT të 200 njerëzve modernë dhe eshtrat e individëve që i përkasin grupeve të ndryshme të popullsisë, duke përfshirë evropianë, afrikanë dhe aziatikë.

epoka e paleolitit

Sondazh

Poll