Aktualitet

Kreu marrëdhënie me punonjësen e seksit e i dha paund falso/ Një shpërthim tritoli zbuloi grupin e falsifikatorëve e trafikantëve

Kështu bisedat e përgjuara me qëllim zbardhjen e këtij rasti, ka çuar grupin e hetimin në identifikimin dhe arrestimin e tre personave nga Poliçani, që kyenin tregtinë e drogës, hashash dhe kokainë.

16 Tetor 2022, 22:11 Nga k.m.
Kreu marrëdhënie me punonjësen e seksit e i dha paund falso/
Foto ilustruese

TIRANË- Një hetim i nisur qysh nga viti 2021, pasi në mesnatën e 8 nëntorit kishte shpërthyer një sasi tritoli jashtë një dyqani në rrugën “Thoma Koxhaj”. Sipas "OraNews", biznesi ishte në pronësi të një personi që kishte iniciale, të identifikuar me inicialet O.I. Ky i fundit ka zbuluar disa persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por kryenin një tjetër aktivitet të paligjshëm.

Kështu bisedat e përgjuara me qëllim zbardhjen e këtij rasti, ka çuar grupin e hetimin në identifikimin dhe arrestimin e tre personave nga Poliçani, që kyenin tregtinë e drogës, hashash dhe kokainë. Mes tyre ishte dhe një person që u identifikua si Emiljano Hysenbelli, i cili gjithashtu arrinte të falsifikonte paundin britanik. Ndërkohë që në pranga për një arsye krejt tjetër përfunduan edhe Pajtim Gjata dhe Marsel Dashi.

Mes shumë bisedave të përgjuara ajo që i ka bërë përshtypje grupit hetimor është një episod bashkëbisedimi mes Emiljano Hysenbelliut dhe një individi tjetër. Biseda që po ju paraqesim është kryer në 22 shkurt 2022, ku dy personat realizojnë komunikimin me këtë përmbajtje.

BISEDA E PËRGJUAR:

Hysenbelli: Ça po bën o vllai, ku je, si je?

+452: Nuk jam në shtëpi.

Hysenbelli: Për sa të vij unë se kam një porosi për ty? Apo t’ia lë një porosi aty?

+452: E di ça bën? Ma lër në një vend dhe tregoi vëllait tënd se nuk e luan kush.

+452: O vlla, nëse nuk doli kush, ke një kamionçinë aty afër te çadra. Fute poshtë gomës se nuk e luan kush.

Policia kriminale e Tiranës e cila po ndiqte këtë hetim ka shkuar në vendin e përshkruar në bisedën e përgjuar nga këta dy persona, ku edhe gjeti qesen me hashash. E para shenjë që u dha sinjalin se hetimi i plotë i këtij rasti nuk do t'i linte pa gjë. 

Në dosjen hetimore thuhet se:

“…ka vijuar të ndiqet procedimi penal paralelisht me informacione të marra në rrugë operative, ku është marr informacion se shtetasi Emiljano Hysenbelliu në periudha të ndryshme kohore në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme siguronte numra telefoni, ku bisedat bëheshin në aplikacion “Whats app” dhe kontakte me femra të ndryshme me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion te të njohurit e tij…”.

Kwshtu u mor edhe informacioni se si falsifikoheshin paratë britanike. Më 1 shtator 2022 rreth orës 00.45 në banesën e shtetasit Emiljano Hysenbelliu e ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, pranë KMY pallatet “Baox” do shkonte "S.K.", e cila ishte kontaktuar nga Emiljano për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të kundrejt pagesës. Pasi kanë mbaruar punë "S.K.,"  ka shkuar më datë 2 shtator 2022 përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë, në një “Exchange”, për të bërë këmbimin e këtyre kartmonedhave por kuptoi se ishte mashtruar...

Gjatë marrjes së dëshmisë, ajo ka treguar se paundët e falsifikuar ja kishte dhënë një shoku i saj, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale. Madje shtoi se edhe ajo vetë ishte mashtruar...

emiljano hysenbelli pajtim gjata marsel dashi

Sondazh

Poll