Aktualitet

Fundjavë me diell, si parashikohet moti për sot, temperaturat deri në 24 °C

Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore.

16 Tetor 2022, 07:15 Nga I.A
Fundjavë me diell, si parashikohet moti për sot, temperaturat deri
Moti

TIRANË- Vendi ynë parashikohet të përfshihet nga kushte e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin përgjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore pas mesdite. Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

 

parashikimi i motit

Sondazh

Poll