Aktualitet

FOTO/ Përplasen 7 makina te tuneli i Krrabës në Elbasan, dy të plagosur, bllokohet totalisht qarkullimi i mjeteve

Mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale gjithashtu, ndërsa qarkullimi është bllokuar totalisht.

15 Tetor 2022, 20:00 Nga F.M
FOTO/ Përplasen 7 makina te tuneli i Krrabës në Elbasan, dy
Aksident në Elbasan

ELBASAN- Shtatë automjete janë përplasur në tunelin e Krrabës në Elbasan. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Auto-ambulanca dhe policia janë në vendin e ngjarjes. Mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale gjithashtu, ndërsa qarkullimi është bllokuar totalisht.

Fillimisht raportohet se janë përplasur dy makina, por më pas në aksident janë përfshirë edhe pesë mjete të tjera. Të plagosurit janë dërguar në spital, por nuk dihen detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore. Pritet njoftimi i policisë për ngjarjen në fjalë.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll