Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve në Finlandë, 16 persona dënohen me burg, ‘malli’ ruhej në thasë me vakum

Mikko Minkkinen, kryeinspektor detektiv në departamentin e policisë Lindore të Uusimaa, tha se midis janarit dhe shkurtit grupi dërgoi me postë rreth 70 kilogramë marijuanë në Finlandë. 

15 Tetor 2022, 18:23 Nga F.M
Shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve në Finlandë, 16
Vendi ku ruhej droga

FINLANDË- 16 persona janë dënuar me burg dhe tre të tjerë me kush, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Finlandë, që përbëhej dhe nga shqiptarë. Mediat vendase bëjnë me dije se departamenti i policisë në Uusimma ka njoftuar se ka përfunduar hetimet lidhur me një bandë që transportonte marijuanë nga Shqipëria në Finlandë, nëpërmjet Spanjës. Sipas autoriteteve grupi përbëhej kryesisht nga finlandezë.

Mikko Minkkinen, kryeinspektor detektiv në departamentin e policisë Lindore të Uusimaa, tha se midis janarit dhe shkurtit grupi dërgoi me postë rreth 70 kilogramë marijuanë në Finlandë. Droga kishte një vlerë rreth 700 mijë euro. Hetuesit thanë se një shqiptar i mori pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë. Ai u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një tjetër person që gjithashtu është vënë në pranga si pjesë e këtij grupi.

Pasi droga mbërrinte në Finlandë, të arrestuarit e paketonin lëndën narkotike në thasë me vakum dhe e ruanin në një objekt industrial në Nurmijärvi. Nga aty, ‘malli’ shitej në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava. Katër anëtarët kryesorë janë të lindur në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997, por emray nuk u janë zbardhur ende. Dënimet për të arrestuarit variojnë nga dy vjet e dhjetë muaj deri në 12 vjet e gjysmë.

shqiptaret ne finlande

Sondazh

Poll