Aktualitet

VIDEO/ FNSH “zbarkon” sërish në Vlorë, kontrolle në Novoselë e Selenicë, shoqërohen dy persona

Ende nuk dihen identitetet e tyre apo shkaku për të cilin kanë përfunduar në polici.

15 Tetor 2022, 22:13 Nga F.M
VIDEO/ FNSH “zbarkon” sërish në Vlorë, kontrolle
FNSH në Vlorë

VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë rikthyer në qytetin bregdetar të Vlorës! Këtë mbrëmje janë ushtruar kontrolle në Novoselë dhe Selenicë, nga ku blutë e Vlorës e FNSH-të kanë dalë me dy persona që janë soqëruar në Komisariat. Ende nuk dihen identitetet e tyre apo shkaku për të cilin kanë përfunduar në polici. Në pamjet e mëposhtme shihet që një person i prangosur është rrethuar nga policia që po bën shoqërimin e tij.

Kontrollet në Vlorë vijojnë prej javësh. Edhe një javë më parë FNSH-të nisën kërkimin në këtë zonë të Shqipërisë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këto kontrolle. Fillimisht, gjatë ditë të parë të kontrollit, është aluduar se në këtë zonë po kërkohet për gjurmë të të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj, por drejtoria e Vlorës nuk ka informacion për këtë gjë. 

Më 12 tetor, Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Berberi deklaroi se struktura e Vlorës nuk ka dijeni dhe nuk i takon të japë informacion. Drejtori konfirmoi se kontrollet do të vijojnë, por nuk dha më shumë detaje.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit. Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës,"- tha ai.

Ervis Martinaj është zhdukur që më 9 gusht, 66 ditë më parë dhe ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me fatin e tij, por kontrollet në shumë zona të Shqipërisë vijojnë. Pritet deklarata e Policisë së Vlorës për të dhënë më shumë detaje mbi aksionin e kësaj mbrëmjeje. 

 

fnsh ne vlore

Sondazh

Poll