Aktualitet

Arrestohen 8 shoferë në Vlorë dhe pezullohen 57 leje drejtimi në një javë, si u kapën ‘tapë’ në timon

49 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

15 Tetor 2022, 20:33 Nga F.M
Arrestohen 8 shoferë në Vlorë dhe pezullohen 57 leje drejtimi
Policia

VLORË- Tetë persona janë vënë në pranga dhe 57 leje qarkullimi janë pezulluar në vetëm një javë pasi janë kapur në shkelje të rregullores. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se shoferë drejtonin automjetin nën efektin e alkolit apo në mënyrë jo të rregullt. 49 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar 57 leje drejtimi, nga të cilat 49 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor. Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

policia e vlores

Sondazh

Poll