Aktualitet

Bënë për spital qytetarin nga Moldavia, arrestohen shqiptari dhe italiani, pritet kapja e sulmuesit të tretë

Sipas hetimeve, tre të rinjtë, në prani të klientëve të lokalit kanë goditur disa herë me grushte dhe shkelma shtetasin moldav, më pas janë larguar me makinë.

15 Tetor 2022, 19:22 Nga F.M
Bënë për spital qytetarin nga Moldavia, arrestohen shqiptari dhe
Foto Ilustruese

ITALI- Dy persona, një shqiptar dhe një italian janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar një qytetar nga Moldavia, i cili përfundoi në spital më 1 korrik. 28-vjeçari shqiptar dhe një 23-vjeçari italian e dhunuan moldavin pranë një vendi publik në Bastia Umbra. Të dy u burgosën në burgun e Capanne-s, pas ekzekutimit të një urdhri të paraburgimit të lëshuar nga Gjykata e Perugias, ndërkohë që hetimet vijojnë për të identifikuar dhe një sulmues të tretë.

Sipas hetimeve, tre të rinjtë, në prani të klientëve të lokalit kanë goditur disa herë me grushte dhe shkelma shtetasin moldav, më pas janë larguar me makinë.

I riu moldav u transportua në urgjencën e spitalit të Perugias. Ai kishte marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe fraktura në nofull. Të arrestuarit janë hetuar në të kaluarën për dhunim, dëmtim, vjedhje, plagosje, sherre e kërcënimeve ndaj funksionarëve publikë.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll