Aktualitet

Përmend emra të tjerë/ Babai i Martin Çeços: Kanë gisht ata që i morën para, e telefonoi një femër

Nevzat Çeço përmend Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para.

15 Tetor 2022, 12:13 Nga A.B
Përmend emra të tjerë/ Babai i Martin Çeços:
Nevzat Çeço

KORÇË- Nevzat Çeço, i ati i Martin Çeços, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. I ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave. Sipas tij, e gjithë ngarja është kryer nga ish kunati i Martinës (burri i motrës), së bashku me të tjerë pasi i kanë kërkuar 2 milionë lekë 26-vjeçarit për mblesërinë me Tinën.

Ai deklaron se ish burri i motrës së Tinës, i quajtur Xhoni, kishte takuar në byrektore të atin dhe Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse. Pas takimit, Xhoni i bllokoi numrin Martin Çeços dhe humbën komunikimin. Sipas të atit, e gjithë kjo situatë mërziti 26-vjeçarin. Në rrëfimin e tij tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën. Nevzat Çeço përmend edhe një tjetër, Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para.

'Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit", tha Nevzat Çeço.

Për natën kur dyshohet se u ekzekutua, i ati rrëfen se e kishte marrë në telefon një vajzë, por nuk e di nëse është Tina apo jo.

 “Të nesërmen në mëngjes e mori në telefon, nuk e di a ishte Tina, por zë femre ishte. Edhe në mbrëmje, zë femre ishte. Nëse e bëri këtë punë, si ka mundësi që e merrte në telefon të nesërmen”, tregon Nevzati.

Për vrasjen e Martin Çeços është arrestuar edhe Martina Pajollari, duke e çuar në 4 numrin e të arrestuarve. E reja, ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave.

nevzat ceco martin ceco

Sondazh

Poll