Aktualitet

Shpërthimi në banesën e efektivit, Policia: Specialistët e njësisë Antieksploziv po përcaktojnë llojin e lëndës

Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.

15 Tetor 2022, 09:34 Nga A.B
Shpërthimi në banesën e efektivit, Policia: Specialistët e
Porta

LEZHË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas shpërthimit me tritol që ndodhi mesnatën e sotme në banesën e policit në fshatin Manati. Forcat blu bëjnë të ditur se lënda plasëse është vendosur rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë. Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës. Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

tritol ne lezhe zef kola

Sondazh

Poll