Aktualitet

Sekuestrohen 21 telefona kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana

Goditet 1 rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

15 Tetor 2022, 09:28 Nga A.B

 

Sekuestrohen 21 telefona kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari nga
Mallrat

TIRANË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet pasi dyshohet se ka futur në vend mallra kontrabandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Goditet 1 rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Phones 3”. Vihet në pranga pronari i një subjekti tregtar, sekuestrohen aparate celulare të llojeve të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 3”, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, për të cilin u bë arrestimi i shtetasit:

– B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

mallra kontrabande

Sondazh

Poll