Aktualitet

Mjegulla pushton ultësirën e Krujës, vështirësohet lëvizja e automjeteve

Shikueshmëria është shumë e ulët mirëpo në këto momente nuk raportohet për aksidente.

15 Tetor 2022, 08:39 Nga A.B
Mjegulla pushton ultësirën e Krujës, vështirësohet
Mjegull

KRUJË- Mëngjesin e sotëm, ultësira e rrethit të Krujës është mbuluar nga mjegulla.

Nga dendësia e madhe mjegulla vështirëson qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore si edhe aksin e autostradës Fushë-Krujë-Milot. Shikueshmëria është shumë e ulët mirëpo në këto momente nuk raportohet për aksidente.

Dëshillohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në qarkullim.

mjegull ne kruje mjegull

Sondazh

Poll