Aktualitet

Përplasi për vdekje ish-kunatin në Lezhë, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Albert Kacën

Sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena

15 Tetor 2022, 08:20 Nga A.B
Përplasi për vdekje ish-kunatin në Lezhë, Prokuroria
Viktima, Ylli Mena

LEZHË- Prokuroria e Lezhës kërkon 35 vite burg për Albert Kacën, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e cila dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

32-vjeçari akuzohet për veprën penale "Vrasje e kryer brenda rrethit familjar" dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të japë vendimin përfundimtar për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili vijon të jetë në arrati, pasi pas ngjarjes arriti të largohet dhe nuk është arritur të prangoset nga policia.

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.

albert kaca ylli mena

Sondazh

Poll