Aktualitet

Sherri për ujin e kondicionerit, zbardhet dinamika e ngjarjes. Çela u qëllua nga vëllezërit Kusi, u munduan të fshehin kri

23 Gusht 2019, 08:37 Nga DOSJA
Sherri për ujin e kondicionerit, zbardhet dinamika e ngjarjes. Çela

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela në një vilë në Tiranë. Sipas informacioneve që bëri publike policia, mësohet se autorë të kësaj vrasje dyshohet të jenë dy djemtë e pronarit të vilës. Ata pas një konflikti të çastit me Çelën kanë nxjerrë armën, dhe e kanë qëlluar me një plumb në kokë. Griseldo dhe Alban Kusi, janë dy të dyshuarit për këtë vrasje, të cilët kanë kanosur dhe shokun e tyre shtetasin L.V. që të merrte përsipër krimin.

 

 

Si ndodhi ngjarja?

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Çela, që ishte teknik kondicioneri, kishte shkuar në vilën Bujar Kusit për të rregulluar kondicionerin. Ai aty ka pasur një konflikti me djemtë e Bujarit, Albano dhe Griseldo Kusit për rrjedhjen e ujit të kondicionerit.

Më pas ata kanë nxjerrë armën dhe e kanë qëlluar, ku sot nga plumbi i marrë 26-vjeçari ka fshehur vrasjen. I pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë dhe shtetasi L.V. të cilit i është kërkuar të marrë përsipër këtë krim. Ai u shpall në kërkim dhe u arrestua nga Policia dhe në momentin që është marrë në pyetje ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Po ashtu dhe babai i dy djemëve ka pasur dijeni për ngjarjen, por e ka fshehur atë, prandaj Policia e ka vënë në pranga.

Policia ndërkohë ka zbardhur të gjithë këtë ngjarje, duke arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezërit. Po ashtu u raportua se sot në mëngjes ka ndërruar jetë në spital, 26-vjeçari Indrit Çela, cili nuk mundi të shpëtonte dot plagëve të marra.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albani kusi griseldo kusi indrit çela sherri per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane albani kusi griseldo kusi indrit çela sherri per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane

Sondazh

Poll