Aktualitet

Plagosi me çifte të moshuarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari

23 Gusht 2019, 07:24 Nga DOSJA
Plagosi me çifte të moshuarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes,

BURREL- Një 35-vjeçar është arrestuar sot nga Policia, pasi dyshohet se një ditë më parë ka plagosur me armë një 60-vjeçar.

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se 35-vjeçari për motive të dobëta ka plagosur me çifte A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Autori pas plagosjes ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por pas kërkimeve të shumta të koordinuara në zonë ai është mundur të arrestohet.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Baz të Burrelit, ku u plagos me armë zjarri një shtetas. Kapet në kohë rekord dhe arrestohet 35-vjeçari, autori i ngjarjes. Sekuestrohet një armë zjarri “çifte”.

Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosja e burrel policia e matit plagosja e burrel policia e matit

Sondazh

Poll