Aktualitet

U zunë dhe i futi plumbin kokës, zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori

22 Gusht 2019, 15:56 Nga DOSJA
U zunë dhe i futi plumbin kokës, zbardhet plagosja në

TIRANË– Është zbardhur plagosja e ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Dosja.al mëson se i plagosuri është Indrit Çelaj, 26 vjeç, lindur në Mallakastër dhe banues në Tiranë. 

Sipas burimeve zyrtare mësohet se plagosja e të riut ka ardhur pas një konflikti verbal. Çelaj ka qenë duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K., në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe në momentin që është plagosur.

Për arsye ende të paqarta autori i plagosjes, L.V, që tashmë është shpallur në kërkim nga policia, i është afruar 26-vjeçarit dhe ka debatuar verbalisht me të, orës 11.30.

Pas konfliktit, ai ka nxjerrë armën, ka plagosur Indrit Çelajn në kokë dhe është larguar nga vila, duke përfituar nga rrugicat e kësaj zone.

I riu nga Mallakastra aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë Tiranë.

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

Paraditen e sotme u raportua se një person kishte mbetur i plagosur pas një konflikti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset indrit celaj plagosje ne tirane plagoset indrit celaj plagosje ne tirane

Sondazh

Poll