Aktualitet

U plagos me armë teksa punonte në një vilë në Tiranë, ndërron jetë 26-vjeçari Indrit Çela

23 Gusht 2019, 07:32 Nga DOSJA
U plagos me armë teksa punonte në një vilë në

TIRANË- Indrit Çela, 26-vjeçari që u plagos ditën e djeshme në Tiranë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Çela që ishte teknik kondicioneri, montimesh, riparimesh e aspirimesh të ambienteve, u plagos me një plumb në kokë dje, teksa punonte në një vilë. 

Pas një konflikti, që sipas Policisë ka qenë i çastit, Çelaj është qëlluar me plumb në kokë, nga dy djemtë e pronarit të vilës, të cilët janë shpallur në kërkim. 

 

 

Çfarë ndodhi dje në Tiranë?

Në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë Policia njofton se ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngajres, ku ka arrestuar 4 persona dhe dy djemtë e pronarit të vilës i ka shpallur në kërkim. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet indrit çela vrasja ne rrugen myslym shyri vrasja tek vila ne tirane indrit çela vrasja ne rrugen myslym shyri vrasja tek vila ne tirane

Sondazh

Poll