Aktualitet

Vrasja e punëtorit në Tiranë, Policia: U qëllua nga djemtë e pronarit të vilës, 4 të arrestuar të tjerë

23 Gusht 2019, 07:48 Nga DOSJA
Vrasja e punëtorit në Tiranë, Policia: U qëllua nga

TIRANË- Katër persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çela, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë teksa ishte duke punuar në një vilë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Në një njoftim për mediat Policia ka bërë me dije se ka zbardhur të plotë ngjarjen, ku ka arrestuar 4 persona me akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, mes tyre dhe pronarin e vilës.

Ndërkohë që dy djemtë e pronarit të vilës janë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes me dashje, pasi dyshohet se ata janë autorët e vrasjes.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital”, njofton Policia.

 

 

TË ARRESTUARIT

Bujar Kusi, pronarë i vilës ku ndodhi ngjajra.  Ferdinant Ibrahim Bakalli, Bujar Shaqir Kusi dhe Luan Sali Çaka, persona të pranishëm në vendin e ngjajres.

TË SHPALLUR NË KËRKIM

Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, dy djemtë e pronarit të vilës.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth ores 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetssit: E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

F. B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim. Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona ne tirane indrit çela vrasja ne rrugen myslym shyri vrasja tek vila ne tirane arrestohen 4 persona ne tirane indrit çela vrasja ne rrugen myslym shyri vrasja tek vila ne tirane

Sondazh

Poll